Ab2abe19 e2c2 421a ba10 fc3b34ac6382 672x450

Vijon plani operacional policor anticannabis , të koduar “Koordinata”.

Si pasojë janë goditur dy raste të tjera të kultivimit të bimëve narkotike në fshatin Bilaj.

Gjithashtu është arrestuar një 66-vjeçar, dhe një tjetër është shpallur në kërkim.

Blutë kanë asgjësuar bimët narkotike

Njoftim i Policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, si rezultat i punës kundër veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, evidentuan dhe goditën 2 raste të tjera në këtë fushë, për të cilat:

-u arrestua në flagrancë shtetasi P. Ç., 66 vjeç, pasi u kap duke ujitur 54 bimët narkotike që kishte kultivuar në oborrin e banesës së tij;

-u shpall në kërkim shtetasi Xh. Sh., 62 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për babanë e tij, shtetasin P. Sh., 82 vjeç, pasi nga një hetim i ndjekur me metoda speciale, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, dyshohet se kishin kultivuar në 2 parcela, 50 bimë narkotike. Punohet për kapjen e shtetasit Xh. Sh.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights