Martha kos 1024x576

Komisionerja Europiane për Zgjerimin, Marta Kos, deklaroi për televizionin moldav se negociatat me Malin e Zi mund të përfundojnë në vitin 2026, ndërsa me Shqipërinë në vitin 2027.

“Ne mund të përfundojmë negociatat me Malin e Zi në vitin 2026, me Shqipërinë në vitin 2027, dhe do të ishte e jashtëzakonshme nëse do të mund të përfundojmë negociatat me Moldavinë në vitin 2028. Ju e dini, shpejtësia me të cilën ne mund t’i mbyllim kapitujt varet nga sa shpejt vendi kandidat sa shpejt që ai e përafron legjislacionin vendas me atë europian.”

E pyetur se nga çfarë varet ecuria e negociatave, komisionerja Kos shpjegoi se vendimi përfundimtar u takon shteteve anëtare të BE-se.

“Varet nga konsensusi midis shteteve anëtare. Pra, nuk ka të bëjë vetëm me të gjithë procesin e pranimit, nuk ka të bëjë vetëm me negociatat. Varet gjithashtu nga vullneti dhe mendimi i shteteve anëtare. Dhe shtetet anëtare duhet të bien dakord për këtë. Dhe kjo është ajo për të cilën po punojmë.”

Qeveria Rama synon që të mbyllë negociatat e saj të pranimit me Bashkimin Europian deri në fund të vitit 2027 dhe anëtarësimin e plotë në vitin 2030.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights