Kumbaroooo 1024x602

Ministrja e Turizmit dhe e Mjedisit, Mirela Kumbaro, ka paralajmëruar këtë të enjte, më 28 gusht, masa të reja ligjore lidhur me keqmenaxhimin e mbetjeve.

Në një aktivitet për Reformën e Trajtimit të Integruar të Mbetjeve, Kumbaro theksoi rëndësinë e menaxhimit të drejtë të mbetjeve si një nga sfidat kryesore të Shqipërisë në përmbushjen e standardeve europiane. Ajo shtoi se keqmenaxhimi i mbetjeve sipas saj duhet të dënohet edhe me burg, megjithatë sanksionet që do të aplikohen do të jenë të matur dhe në përputhje me kërkesat dhe masat e Bashkimit Europian.

“Keqmenaxhimin e mbetjeve e dënojnë edhe me burg, por po rri në këto masa europiane, prandaj sanksionet s’do të jenë shumë të ashpra.

Jo vetëm bashkitë, qoftë edhe ky operator kombëtar që po krijojmë, është shumë e rëndësishme që edhe bizneset, ato që shpërndajnë mallra, të kenë detyrimin për të gjurmuar çdo mbetje. Për këtë është parashikuar një ligj dhe ky është një ligj jo i lehtë.”, tha ministrja.

Kumbaro theksoi se edhe do të ketë edhe një periudhë tranzitore për rritjen e detyrimeve ligjore ndaj subjekteve të ndryshme.

Ministrja përmendi katër kategori kryesore të mbetjeve që kërkojnë vëmendje të veçantë: ambalazhet, pajisjet elektro-shtëpiake, bateritë dhe akumulatorët, mjetet e transportit në fund të jetës, të cilat përbëjnë një rrezik serioz për mjedisin për shkak të ndotjes që shkaktojnë.

Në vijim të planit kombëtar, Kumbaro theksoi rëndësinë e përmirësimit të infrastrukturës për menaxhimin e mbetjeve në nivele rajonale. Ajo tha se do të bëhet një ndarje me 10 zona të menaxhimit të integruar të mbetjeve që do të jenë: Shkodër-Lezha, Kukësi, Dibra, Tiranë-Durrësi, Elbasani, Fieri, Berati, Korça, Gjirokastra si dhe Vlora.

Ministrja foli dhe për një sërë investimesh të reja. Në përfundim, Kumbaro theksoi se përveç përmirësimit të infrastrukturës, duhet të punohet intensivisht për ndërgjegjësimin e qytetarëve dhe për uljen e volumit të mbetjeve që përfundojnë në venddepozitime, duke e cilësuar këtë si një nga sfidat kryesore për të ardhmen mjedisore të Shqipërisë dhe rrugën drejt integrimit europian.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights