Vietnam tajfuni

Këto janë pamjet që vijnë nga Vietnami ku janë shkaktuar dëme të mëdha për shkak të tajfunit “Kajiki” .

3 persona humbën jetën dhe të paktën 10 të tjerë mbetën të plagosur, njoftuan autoritetet lokale, ndërsa paralajmëruan se shirat e rrëmbyeshëm mund të shkaktojnë përmbytje dhe rrëshqitje toke.

Stuhia dëmtoi rreth 7 mijë banesa, përmbyti rreth 30 mijë hektarë dhe rrëzoi 18 mijë pemë.

Shirat e rrëmbyeshëm rrëzuan qindra shtylla të energjisë elektrike, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë në disa zona.

Ky tajfun vjen një vit pas tajfunit Yagi, stuhisë më të fuqishme që ka goditur Vietnamin në 30 vitet e fundit, e cila shkaktoi 300 viktima në këtë vend.

Një ditë më parë u evakuuan mijëra persona nga autoritetet.

Stuhitë në Vietnam janë një fenomen që ndodh jo pak herë duke sjellë edhe përmbytje të mëdha.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights