Policia Rrugore e Dibrës vijon kontrollet e shtuara në të gjitha akset rrugore, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore, si edhe për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.
Si rezultat i kontrolleve, Policia Rrugore e Dibrës, ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë një shtetasi pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur.
Po ashtu, Policia ka proceduar në gjendje të lirë një shtetas tjetër për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, si dhe ka pezulluar 10 leje drejtimi, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
Gjithashtu, Policia Rrugore e Dibrës, gjatë kësaj jave ka monitoruar akset rrugore me dron për parandalimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që kryejnë parakalime të gabuara.