if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }
Image 398
Siç bën me dije Policia, ish-zv/drejtori i AKSHI-t, Daniel Shima, është kthyer në banesë gjatë orëve të natës, 21 gusht. “Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për kallëzimin e shtetases M. Sh, për humbjen e kontakteve me djalin e tij, shtetasin D. Sh., 34 vjeç, bëjmë me dije se rreth orës 02:00, ky shtetas është paraqitur në Komisariatin e Policisë Nr. 1 dhe ka deklaruar se ishte larguar me dëshirën e tij”, thuhet në njoftimin e Policisë. Kujtojmë se zhdukja e tij u denoncua nga familjarët pasditen e djeshme. Burime pranë uniformave blu thanë se nëna e Shimës është lajmëruar fillimisht nga një vajzë me të cilën 34-vjeçari është në një marrëdhënie. E reja i ka treguar nënës së Shimës se rreth orës 13:30, Danieli i ka dërguar një mesazh në telefon, ku i shkruan: “Po më arreston policia.” Për këtë arsye, e dashura e ish-zv/drejtorit të AKSHI-t fillimisht ka telefonuar policinë dhe, pasi ka mësuar se Danieli nuk rezultonte i arrestuar apo i shoqëruar, ka vënë në dijeni familjarët. Nëna e tij, në polici gjatë denoncimit, ka pohuar se Shima paradite ka qenë te shtëpia e gjyshërve të tij në zonën e Qytetit Studenti, kohë që përkon edhe me mesazhin që i kishte dërguar të dashurës.
FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights