Një 32-vjeçar është goditur me thikë në fshatin Kryekuq të Divjakës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e vona të natës së djeshme, 19 gusht, brenda një lokali.
Sipas informacioneve të para, autori ka parkuar makinën në rrugë dhe ka hyrë me thikë në dorë drejt tavolinës ku ndodheshin viktima dhe persona të tjerë
“Autori i maskuar, e ka goditur menjëherë me thikë autorin, duke e lënë të vdekur në vend”.
Ndërkohë, policia bën me dije se është vënë në pranga autori i krimit.
“Goditi me thikë një shtetas, i cili për pasojë humbi jetën; pas veprimeve të shpejta dhe profesionale të Policisë u identifikua dhe u vu në pranga autori i dyshuar. Pas vrasjes, autori u largua, por u kap pas disa orësh ndjekjeje nga shërbimet operacionale të DVP Fier. Gjatë mesnatës, shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Kryekuq një shtetas i paidentifikuar kishte hyrë në një lokal dhe kishte goditur me mjet prerës shtetasin B. K., 32 vjeç (i cili ishte në shoqërinë e miqve të tij), shkuan menjëherë në adresën e dhënë“, thotë Policia.
Sipas bluve, shkak i këtij krimi dyshohet të kenë qenë konfliktet e vazhdueshme për një kanal vaditës në fshat.