Rreth 11 vite pas ngjarjes së rëndë, Doksan Dushku kërkon zbutje të dënimit të tij me 16 vite burg që mori nga Gjykata për Krimet e Rënda për vrasjen e vajzës së tij shtatzënë në vitin 2014 në fshatin Sllatinë, Dibër.
Dushku ka paraqitur sot një kërkesë në Gjykatën e Lartë përmes së cilës kërkon shfuqizim të vendimit të Shkallës së Parë dhe Apelit të Gjykatës për Krimet e Rënda, për shkak të shfuqizimit nga Kushtetuesja të një paragrafi të nenit për bashkimin e dënimeve në Kodin e Procedurës Penale.
Ngjarja e rëndë ndodhi 11 vite më parë në fshatin Sllatinë (Komuna Sllovë) të Dibrës. Fillimisht u raportua se 21-vjeçarja Fatmira Dushku kishte gjetur vdekjen për shkaqe natyrore, por pas ekspertizës mjeko-ligjore rezultoi se vajza ishte qëlluar me breshëri kallashnikovi në pjesën e kraharorit.
Policia arrestoi babain e vajzës dhe dy vëllezërit e saj, në momentin që këta të fundit po i drejtoheshin varrezave të fshatit për të kryer ceremoninë mortore. 61-vjeçari Doksan Dushku pranoi se kishte shtënë me armë ndaj vajzës së saj pasi mori kishte marrë vesh se ajo ishte shtatzënë. Dushku u tha hetuesve se vajza kishte shkelur nderin e familjes dhe për këtë arsye ai kishte vendosur ta vriste.