if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }
Hapesira publike

Nga sot, ata që duan të denoncojnë zënien e hapësirave publike kanë një portal ku mund t’i drejtohen. Atë e ka lançuar mëngjesin e 9 gushtit, kryeministri Edi Rama.

“Me këtë dritare të re komunikimi për të bashkuar forcat në mbrojtje të hapësirës publike, ju uroj fundjavë të qetë”, shkruan ai në rrjetet sociale.

Në portalin “hapësiraimepublike.gov.al” ka disa kategori ku mund të raportohet. Që nga zënia e trotuareve, ndërtimet pa leje, parkingjet e paligjshme, zaptimet në rrugët kombëtare, kantieret e ndërtimit apo ato për ndotje fizike dhe akustike të hapësirës publike.

“Në rast mosreagimi brenda 24 orësh nga institucionet përkatëse lutemi të plotësoni formularin e ankesës”, thuhet në portal.

Sipas të dhënave, deri më tani ka 10 raste të raportuara.

Sa i përket raportimit, ka tre hapa. Portali kërkon një përshkrim të ngjarjes, kategorinë e saj, bashkinë ku ndodh, dhe datën e raportimi. Hapi i dyti është informacioni për denoncuesin. Ai/ajo mund të zgjedhë të identifikohet përmes e-Albania, opsion opsional, ose të qëndrojë anonim. Hapi i fundit është dokumentimi me foto ose video.

Kujtojmë se së fundmi autoritetet kanë nisur një aksion mbarëkombëtar për lirimin e hapësirave publike. Nga trotuaret e lagjeve janë hequr platformat e ndryshme të kafeneve e jo vetëm. Nga ana tjetër, aksion ka pasur edhe në bizneset në rrugët kombëtare.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights