if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }
Elhan kastratiii 1024x556

Elhan Kastrati është një lojtar i Eintracht Braunschweig. 28-vjeçari firmosi për 2 sezone me ekipin e Bundesliga 2 në Gjermani.

Portieri i Kombëtares u largua pas 5 vitesh nga Cittadella dhe një përvoje akoma më të gjatë në Itali ku numëron 168 ndeshje në Serie B.

Për drejtorin e Eintracht Braunschweig, Benjamin Kessel, Elhan Kastrati është në kulmin e karrierës së tij dhe përveç cilësive sportive atë e dallojnë edhe aspekti piskologjik dhe ambicia.

Edhe vetë Kastrati u shpreh i kënaqur për zgjedhjen e tij, pasi do të luajë në një ekip me traditë.

Eintracht Braunschweig është përforcuar për të qenë në konkurrues, pasi sezonin e kaluar i shpëtoi rënies një kategori më poshtë vetëm në ndeshjet play off.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights