Të ndaluarit janë:
- Albano Lapshi, i cili dyshohet se i çonte ushqim Plakut- arrest me burg
- Armando Dano, berber nga Shkodra- detyrim paraqitje.
- Ligor Doko, pronar i hotelit ku u arrestua Plaku- arrest me burg.
- Julian Aliaj, i cili u kap me armë zjarri me vete dhe rezulton të ketë qenë më parë i dënuar për trafik droge- arrest me burg.
Në masën e sigurisë gjykata vendosi arrest me burg për të 3 shtetasit e ndaluar si të përfshirë në fshehjen dhe dhënien e ndihmës për të akuzuarin për vrasje Flodian Plaku. Ndërsa për berberin Armando Dano gjykata vendosi detyrim paraqitje.