if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }
1744229415 donaldtrump

Kanë hyrë në fuqi tarifat e reja të doganore të Donald Trump ndaj më shumë se 90 vendeve anembanë botës.

“ËSHTË MESNATË!!! MILIARDA DOLLARË NGA TARIFAT PO RRJEDHIN TANI NË SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS!”, shkroi Trump në rrjetet sociale pak minuta para përfundimit të afatit në Uashington, DC.

Më herët, presidenti i kishte vendosur Indisë një tarifë prej 50%, e cila do të hyjë në fuqi më 27 gusht, nëse kjo e fundit nuk ndalon blerjet e naftës nga Rusia.

Trump gjithashtu ka kërcënuar me një tarifë 100% për çipat kompjuterikë të prodhuar jashtë SHBA-së, ndërsa po ushtron presion ndaj kompanive teknologjike që të investojnë më shumë brenda vendit. Kjo ndodhi në një kohë kur Apple njoftoi një investim të ri prej 100 miliardë dollarësh në SHBA, pas kërkesave të përsëritura të Shtëpisë së Bardhë për të zhvendosur më shumë prodhim në Amerikë.

Laosi dhe Mianmari, vende me ekonomi të përqendruar në prodhim, u përballën me tarifa ndër më të lartat – deri në 40%. Disa ekspertë besojnë se Trump ka në shënjestër vendet me lidhje të ngushta tregtare me Kinën.

Pas tarifave të Trump, Qeveria Zvicerane nën presion politik për të anuluar kontratën e blerjes së avionëve F-35

Zvicra po përballet me një rritje të presionit politik mbi qeverinë për të rishikuar marrëveshjen për blerjen e avionëve luftarakë F-35 nga kompania amerikane Lockheed Martin.

Vlera e kontratës arrin deri në 9,1 miliardë dollarë. Ky shqetësim nisi pas vendosjes së një takse prej 39% mbi produktet zvicerane nga Presidenti amerikan Donald Trump, të cilat hynë në fuqi ditën e sotme.

Mjaft politikanë të partive të ndryshme në Zvicër kanë shprehur shqetësimin e tyre se një marrëveshje e tillë është e papajtueshme me një shtet që po aplikon tarifa të tilla.

Deputeti Baltasar Glettli, i Partisë Ekologjiste, dhe bashkëkryetari i Partisë Socialdemokrate, Cedric Ëermuth, kanë kërkuar tërheqjen e kontratës përmes një referendumi, duke i bërë thirrje popullit të mbajë qëndrim kundër kësaj marrëveshjeje.

Po ashtu, përfaqësues të partive liberale, si deputeti Hans-Peter Portmann, kanë kërkuar nga qeveria të rishikojë kontratën dhe të shqyrtojë mundësinë e pezullimit të saj, duke propozuar një rritje të bashkëpunimit mbrojtës me shtetet e Bashkimit Europian.

Ky debat ka shkaktuar një valë të madhe diskutimesh dhe pasiguri mbi të ardhmen e marrëdhënieve tregtare dhe mbrojtëse të Zvicrës me SHBA-në dhe Europën.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights