Kreu i PD, Sali Berisha, akuzoi qeverinë se ka përdorur mbi gjysmë miliard euro për qëllime elektorale gjatë fushatës për zgjedhjet e 11 majit 2025.
Ai tha se në kundërshtim me ligjin, janë zhvilluar mijëra aktivitete dhe tendera me ndikim të drejtpërdrejtë në votuesit.
Berisha theksoi se vetëm bashkitë kanë shpërndarë 57 milionë euro, ndërsa Fondi i Zhvillimit ka përdorur 10 milionë euro për fushatë.
Sipas tij, institucionet përgjegjëse kanë injoruar shkeljet.