if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }
Ild 1024x768

Zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë (ILD) ka finalizuar deri më tani 21 inspektime tematike dhe institucionale në gjykata dhe prokurori në gjithë vendin, përfshirë edhe SPAK-un dhe Gjykatën e Posaçme. Nga këto, 12 inspektime janë përfunduar, me 118 rekomandime të lëna në total.

Gjatë vitit 2024, janë kryer 6 inspektime tematike me 54 rekomandime, që përfshijnë masa administrative, nxjerrje aktesh dhe veprime të brendshme për vetë ILD-në.

Fokusi i inspektimeve ka qenë në trajtimin e ankesave për “lirimin me kusht”, masat e sigurimit për armëmbajtje pa leje, ndarjen e çështjeve me short, zëvendësimin e prokurorëve, si dhe mënyrën e caktimit të çështjeve.

Kontrolle janë zhvilluar edhe në Gjykatën e Lartë, në gjykatat e zakonshme dhe ato të posaçme, ku është verifikuar respektimi i procedurave, përdorimi i sistemit elektronik, si dhe shpallja dhe arsyetimi i vendimeve. Në disa raste, ILD është vënë në lëvizje edhe nga ankesa të qytetarëve.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights