if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }
Image 339 1024x576

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar mbylli hetimet dhe i ka komunikuar sot më 4 gusht akuzat ish-presidentit Ilir Meta sa i përket dosjes CEZ/DIA dhe lobimit në SHBA. Ai akuzohet për fshehje pasurie, pastrim parash dhe korrupsion.

Kjo ishte planifikuar që javën e shkuar, por u shty pasi avokati i tij, ishte me pushime. Gjatë komunikimit të akuzës, Meta ishte i pranishëm dhe avokati i tij. Në një komunikim për mediat, Kujtim Cakrani tha se ndaj klientit të tij nuk ka asnjë akuzë. Madje ai theksoi se Meta ka kërkuar hetime të thelluar se kush ka bërë pagesat për lobimin.

“Edhe sa i përket lobimit nuk ka asgjë të re. Zoti Meta ka dhënë shpjegimet e tij dhe i ka kërkuar organit të procedurës pse nuk janë bërë hetime të thelluara, kush i ka bërë pagesat për lobimin. Kjo ka qenë ajo që i kemi kërkuar prokurorit dhe oficerit të BKH. Prokurorja nuk ka asnjë informacion kush i ka bërë këto pagesa, nga kanë dalë këto pagesa, në çfarë banke janë kaluar pagesat dhe në çfarë llogarie janë bërë pagesat. Vazhdojmë të kërkojmë kush e ka bërë lobimin”, tha Cakrani.

“Nuk ka asnjë provë konkrete ku të vërtetohet që mbi zotin meta rëndojnë këto akuza. Nuk ka fakt penal. Kjo na ka munduar këto tre orë sa kemi ndenjur atje. Organi i procedurës thotë që zgjidheni në gjykatë”, shtoi Cakrani.

Seanca ka qenë e qetë, siç tha avokati, i cili sqaroi se do të vazhdohet me procedurën e zakonshme të gjykimit.

“Ish-presidenti, ish-kryeministri, ish-kryetari i kuvendit zoti Meta ka zero korrupsion dhe zero pasuri të vendosur nga korrupsioni”, tha avokati.

Kujtojmë se Meta mbahet prej tetorit të vitit të shkuar në qeli.

Më herët, po për të njëjtën dosje penale, iu komunikua mbyllja e hetimeve ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi dhe bashkëpunëtorëve Ema Çoku e Pirro Xhixho.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights