Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 35-vjeçar të dyshuar për disa raste vjedhjesh të kabujve elektrikë të ndriçimit publik në zona të ndryshme të qytetit.
A. V., banues në Durrës, u kap si rezultat i operacionit policor të koduar “Light”.
Vjedhjet e kryera nga ai kishin lënë pa ndriçim disa segmente rrugore, duke krijuar problematika në sigurinë publike.
Operacioni u realizua falë hetimeve të thelluara dhe bashkëpunimit me qytetarët.
Policia dyshon se 35-vjeçari është autor i disa vjedhjeve të tjera të ngjashme në qytet.
Ndërkohë vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjeve dhe identifikimin e rasteve të tjera.