if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }
Images

Kapiteni i Tottenham, Son Heung-min, konfirmoi se gjatë kësaj vere do të largohet nga klubi në të cilin ka luajtur 10 vjet. Ylli nga Koreja e Jugut iu bashkua Spurs në vitin 2015 nga Bayer Leverkusen.

Gjatë kësaj dekade, ai ka shënuar 173 gola në 454 ndeshje të luajtura me skuadrën. Son mbajti shiritin e kapitenit në krah në finalen e Europa League të muajit maj, ku Tottenham mundi Manchester United, duke fituar trofeun e parë në 17 vjet.

33-vjeçari ka kontratë me londinezët deri në vitin 2026, por ka nisur negociatat dhe është pranë akordin me Los Angeles FC në Major League Soccer amerikane. Son e cilësoi vendimin për tu larguar si “më të vështirin që ka marrë në karrierë”. Në konferencën për media, ku konfirmoi vendimin e marrë, ai u shfaq dukshëm i emocionuar.

“Kur erdha në klub isha thjesht një fëmijë. Shumë i ri në moshë dhe nuk flisja anglisht. Tani do të largohem si një burrë i rritur dhe tejet krenar”, tha ai.

Tottenham ndodhet në Seul si pjesë e përgatitjeve për startin e edicionit të ri. Të dielën Spurs luajnë miqësoren me Newcastle, e cila mund të jetë ndeshja e fundit e Son. Ai moment do të jetë special, sepse lamtumira ndaj klubit do të vijë në vendlindjen e yllit Korean.

Tottenham luan finalen e Superkupës së Europës më 13 gusht kundër Paris St-Germain, por me gjasë sulmuesi do të jetë larguar për aventurën e re në Shtetet e Bashkuara.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights