Dy persona janë proceduar penalisht nga Policia e Kavajës pasi dyshohet se ndezën zjarr për djegien e mbeturinave e më pas flakët u përhapën në dy sipërfaqe toke.
Policia njoftoi sot se “si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, shërbimet e Policisë bënë të mundur identifikimin e autorëve të dyshuar, shtetasve R. S. dhe F. K., të cilët dyshohet se kanë ndezur zjarr për djegien e mbeturinave dhe si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur dy sipërfaqe toke në pronësi të tyre”.
“Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit R. S., 66 vjeç, banues në fshatin Gosë e Madhe dhe F. K., 70 vjeç, banues në fshatin Luz i Madh. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë”, njoftoi Policia.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës apelon për të gjithë qytetarët, që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi do të përballen me ligjin.