Preferencat e aksesueshmërisë

🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
T Readable
Df Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Hide Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read

 Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka reaguar pas vizitës së sotme në Gjykatën Kushtetuese.

Nëpërmjet një postimi në tëitter, kryediplomatja amerikane thekson se plotësimi i Kushtetueses është një arritje e madhe për reformën në drejtësi, të cilën Shtetet e Bashkuara e mbështesin fuqishëm.

“Që nga dhjetori 2022, Gjykata Kushtetuese është kompletuar me 9 gjyqtarë. Arritje madhore për reformën në drejtësi, e cila mbështetet fuqishëm nga SHBA. Një nder të takoj të gjithë gjyqtarët sot për të uruar sukses në zgjedhjen e një shefi të ri dhe në dhënien e drejtësisë me pavarësi dhe integritet, në përputhje me ligjin.”, shkruan Kim.

Vizita e Yuri Kim erdhi pas plotësimit të gjykatës me trupën e plotë të gjyqtarëve. Anëtarja e nëntë e gjykatës, Holta Zaçaj u betua pak ditë më parë në Presidencë duke marrë kështu zyrtarisht detyrën dhe duke i hapur rrugë procesit të zgjedhjes së kryetarit të ri të këtij institucioni

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights