⚙️

Preferencat e aksesueshmërisë

🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
T Readable
Df Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Hide Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Trump 1024x653

Tregjet e aksioneve në Europë kanë shënuar rënie të ndjeshme pas përshkallëzimit të luftës tregtare nga presidenti amerikan, Donald Trump,. Ai firmosi gjatë natës urdhrin ekzekutiv duke konfirmuar marrëveshjen me BE-në.

Indeksi DAX i Gjermanisë ra me 1.1% në hapje të tregtisë në Frankfurt, ndërsa indeksi CAC i Francës humbi pothuajse 1%. IBEX i Spanjës ra me 0.6%, pavarësisht marrëveshjes tregtare të arritur midis SHBA-së dhe Bashkimit Evropian në fillim të kësaj jave.

Edhe bursa e Londrës pësoi një rënie prej 0.5%, duke reflektuar shqetësimet e investitorëve se tarifat e reja të Trump-it mund të rëndojnë ekonominë globale dhe të frenojnë rritjen e tregtisë ndërkombëtare.

Kujtojmë se ndaj Bashkimit Europian, Trump ka vendosur tarifa 15% ndërsa ndaj Mbretërisë së Bashkuar, 10%. Zyrtarisht ato do të hyjnë në fuqi më 7 gusht.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights