if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }
Teliti 3 scaled

Partia Demokratike kërkon anulimin e rritjes së çmimeve të referencës për pasuritë e paluajtshme në të gjithë vendin.

Në një deklaratë për mediat, nënkryetari i grupit të këshilltarëve bashkiakë në bashkinë e Tiranës, Dorian Teliti, tha se vendimi është marrë pa asnjë konsultim publik me qytetarët dhe grupet e interesit

“Çmimet e referencës rriten ndjeshëm, madje në disa zona, si psh Durrësi, këto çmime reference janë trefishuar, duke arritur deri në 2 mijë euro për m2. Me këtë vendim qeveria godet drejtpërdrejt qytetarët. Rritet menjëherë taksa e pronës së banesave.

Bëhet më e kushtueshme blerja e një apartamenti si pasojë e rritjes së taksës së ndikimit në infrastrukturë, duke ndikuar drejtpërsëdrejti edhe në rritjen e  kostove të jetesës”, tha Teliti.

PD kërkon anulimin e menjëhershëm të kësaj iniciative, duke mos ndryshuar çmimet  e referencës së banesave.

“Realizimin e një reforme të thellë dhe të ndershme fiskale, me anë të një procesi konsultimi publik transparent me qytetarët, grupet e interesit dhe profesionistët e fushës, me qëllim uljen e barrës fiskale për familjet dhe sipërmarrjet shqiptare”, tha Teliti.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights