Një 72-vjeçar është proceduar penalisht nga policia e Lezhës. Sipas uniformave blu ai ka ndezur një zjarr në dalje të tunelit të Shkopetit më 19 korrik.
Vatra vijon të jetë aktive dhe është përhapur në zonat përreth duke rrezikuar banesat dhe pyjet në Mat e Mirditë.
Sipas hetimeve të policisë dyshohet se ai e ka ndezur zjarrin për shkak të konflikteve të mëparshme me familjarë dhe banorë të zonës.
Po ashtu, dyshohet edhe si autor i një zjarrvënieje të qëllimshme më 25 korrik.
“Materialet procedurale në ngarkim të tij iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, parashikuar nga neni 151 i Kodit Penal”
