Preferencat e aksesueshmërisë

🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
T Readable
Df Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Hide Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Fier 752x440

Ka shkuar në tre numri i personave të arrestuar në lidhje me vrasjen e Anesti Ramës, ngjarje që ndodhi më 23 korrik në fshatin Frashër.

Policia e Fierit ka arritur në përfundimin se vajza viktimës, 26-vjeçarja Emanilda Rama ka patur një bashkëpunëtor. Bëhet fjalë për Çlirim Doganin, një 55-vjeçar nga fshati Arapaj i Roskovecit, i cili është vënë në pranga nga policia.

“Nga kryerja e hetimeve dyshohet se ky shtetas ka bashkëpunuar me shtetasen E. R., në vrasjen e babait të saj nëpërmjet strangulimit (mbytje me tel), si edhe duke përdorur sende të forta dhe mjete prerëse”, njoftoi policia.

Kujtojmë se për këtë ngjarje fillimisht u vu në pranga Emanilda Rama. Më pas u arrestua edhe nëna e saj, 53-vjeçarja Valbona Rama, e cila ka kryer veprime për fshehjen e vrasjes së kryer nga vrasja e saj. Të dyja e denoncuan në polici ngjarjen si aksidentale.

Ato pretendonin se Anesti ishte rrëzuar në tualet aksidentalisht dhe, si pasojë e dëmtimeve të marra, kishte humbur jetën.

Por ekspertiza mjeko-ligjore në trupin e viktimës provoi të kundërtën dhe u zbulua se 56-vjeçari ishte mbytur me tel.

Krahas këtyre të dhënave, e bija e Anesti Ramës, Emanilda, pranoi para hetuesve autorësinë në ngjarje, teksa tregoi se akti i rëndë ishte ndërmarrë prej saj pasi i ati ishte fanatik dhe i ushtronte shumë presion.

Kjo marrëdhënie mësohet se mbizotëronte prej vitesh në familjen Rama, fakt ky që është pohuar edhe nga fqinjë e të afërm të viktimës, aq sa viktima jetonte në një ambient të veçuar të shtëpisë.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights