if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }
Arsen muskurti ne gjykate 1024x537

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar këtë të enjte burg përjetë për Arsen Muskurtit, i akuzuar për vrasje të dyfishtë, ngjarje e ndodhur tre vjet më parë në kryeqytet.

Më 30 Gusht të 2022, Muskurti vrau me armë zjarri vëllain e tij Dritan dhe kunatën Nora Muskurti, në ambientet e biznesit të tyre.

Në dëshminë e dhënë para hetuesve asokohe, ai tregoi se krimin e rëndë e kishte kryer pasi kishte marrë një fletë-thirrje nga Gjykata Civile e Tiranës e cila do të shqyrtonte një kërkesë për urdhër-mbrojtje që kishte bërë vëllai i tij.

Ndërkohë, konfliktet mes tyre kishin nisur që prej vitit 2016 për bizneset, teksa viktima, i vëllai, i kërkonte në Gjykatë edhe kthimin e një borxhi, për të cilin Arsen Muskurti nuk pranonte se ia kishte.

“Pasi mora pistoletën tek kasaforta e biznesit tim, kam shkuar tek agjencia e Dritan Muskurtit për të sqaruar shantazhet që më bënte. Kam hyrë në agjenci dhe kam gjetur aty Dritanin dhe Norën. Menjëherë sapo kam hyrë, kam nxjerrë pistoletën dhe i jam drejtuar Dritanit: “Pse më shantazhon mua, fëmijët e mi, nënën dhe babën”. Ai më është përgjigjur me fjalët: “Du me e bë”. Atëherë unë kam qëlluar me armë në drejtim të Dritanit dhe më pas nuk mbaj mend se çfarë kam bërë”, ka rrëfyer Muskurti para togave të zeza.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights