if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }
Morine pkk 715x400 1

Një 35-vjeçar turk i dënuar për mashtrim financiar është vënë në pranga nga Policia Kufitare në Morinë, ndërsa tentonte të hynte në territorin shqiptar.

Shtetasi Kadir Kuçukologu, banues në Turqi, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet turke, pasi ishte dënuar me 4 vjet burgim nga Gjykata e Lartë për Krimet në Karsikaya, për veprën penale “Vjedhje me anë të mashtrimit duke përdorur sisteme elektronike të përpunimit të të dhënave, bankë ose institucion huadhënës”.

Arrestimi i tij u bë i mundur falë bashkëpunimit mes Policisë Kufitare në Morinë dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, të cilat kishin siguruar informacion për përpjekjen e Kuçukologut për të hyrë në Shqipëri.

Pas kapjes, ndaj tij u mor masa e arrestit me qëllim ekstradimin drejt Turqisë. Interpol Tirana është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet turke për finalizimin e procedurave ligjore.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights