if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }
Parkimet dyshe 1024x577

Policia Rrugore ka nisur zbatimin e udhëzimit të Drejtorisë së Përgjithshme për të konsideruar kundravajtje penale parkimet dyshe dhe jo kundravajtje administrative, siç është vepruar deri më tani.

Dy rastet e para janë regjistruar në Tiranë, ku dy drejtues mjetesh të moshës 20 dhe 35 vjeç u bënë pengesë për qarkullimin e mjeteve. Ndaj tyre është aplikuar neni 293 i Kodit Penal, që është pengimi dhe ndalimi i qarkullimit rrugor.

Për këtë shkelje parashikohet dënim me gjobë deri në 3 vite heqje lirie, që vendoset nga prokurori i çështjes. Dy automjetet e tyre janë tërhequr me mjet ngritës.

Kjo bazohet në dy nene të tjera të Kodit Rrugor, që janë nenet 156 dhe 157, përkatësisht ndalimi i qëndrimit dhe pushimit të mjeteve dhe heqja apo bllokimi i mjeteve.

Parkimet dyshe, sipas policisë, do të referohen në prokurori si kundravajtje penale edhe në rastet kur janë në stacionet e autobusëve dhe korsitë e dedikuara.

Krahas dy shoferëve që u proceduan penalisht, Policia Rrugore e Tiranës, me qëllim lehtësimin e trafikut, ka bllokuar edhe 45 automjete të tjera, ndërsa ka arrestuar e proceduar penalisht edhe 25 shoferë.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights