if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }
Sulmet ukrainae 1024x683

Rusia nisi një valë të re sulmesh me dronë dhe raketa në Ukrainë mbrëmjen e së dielës, duke vrarë një person dhe plagosur shtatë të tjerë.

Nga sulmet u shkaktuan zjarre të mëdha. Shumë dyqane, banesa dhe çerdhe u dëmtuan, njoftuan zyrtarët.

Kryebashkiaku i Kievit tha se shpërthimet u dëgjuan në të gjithë qytetin, ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit vijuan punën për t’u ardhur në ndihmë banorëve.

Mes kaosit dhe frikës, banorët e kanë kaluar natën në stacionet nëntokësore.

“Imagjinoni një situatë ku dilni në rrugë dhe një person qëllohet pikërisht para jush, duke parë të gjitha këto… çfarë frike përjeton. Njerëzit e përjetojnë këtë çdo ditë, këtë ndjenjë.”

Një tjetër banore tregon e frikësuar për shpërthimet që dëgjon pothuajse çdo ditë. Ajo shprehet se strehimi në stacionet nëntokësore ka qenë një shpresë për të mbijetuar sulmeve.

“Të gjithë do të kishim vdekur shumë kohë më parë, kështu që thjesht rrinim këtu. Çdo sulm sjell viktima dhe ne jemi të tmerruar.”

Gjatë dy muajve të fundit, Rusia ka nisur sulme me dronë dhe raketa gjatë natës ndaj Kievit, në një ofensivë të ashpër që po e sfidon mbrojtjen ajrore të qytetit, ndërsa i ka lënë 3.7 milionë banorët e tij të rraskapitur dhe të shqetësuar.

Rusia nuk ka ndaluar pavarësisht thirrjeve të SHBA-së për të arritur një marrëveshje paqeje me Ukrainën. Presidenti Zelenski ka propozuar mbajtjen e një tjetër raundi bisedimesh gjatë kësaj jave.

Më herët, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov, ka deklaruar se Presidenti rus Vladimir Putin është i gatshëm të ndjekë një zgjidhje paqësore për konfliktin në Ukrainë, por qëllimi kryesor i Moskës mbetet arritja e objektivave të saj strategjikë.

Nga ana tjetër, Rusia vazhdimisht ka deklaruar se është gati për një raund të ri bisedimesh, por nuk është tërhequr nga sulmet.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights