if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }
Rama dhe syri 1024x582

Këtë të hënë, 21 korrik, kryeministri Edi Rama iu rikthye rubrikës së tij virtuale “Sy m’Sy”. Komunikimin me qytetarët e nisi me aksionin më të fundit me urdhër qeverie, atë të lirimit të hapësirave publike.

Në përgjigje të të gjitha aludimeve për kohën kur u vunë në zbatim këto masa në Tiranë e më gjerë, Rama theksoi se “ishte kërkesa e komunitetit në të katër anët”.

Ai sqaroi se gjatë fushatës elektorale, si pjesë e skuadrës për kryeqytetin, arriti të shohë qartazi të gjitha problematikat në terren, pa harruar transformimet pozitive.

Megjithatë sipas tij, “ky çlirim i madh” ishte një dosmosdoshmëri duke parë se sa shumë ishin zgjeruar në hapësirat e të gjithëve, njësitë e shërbimit.

Monitorim me dronë

Paralajmëroi edhe monitorim me dronë, në kuadër të këtij operacioni.

“Kemi pjesë të këtij plani pune edhe monitorimin e shkollave, por jemi në një proces për të nisur edhe monitorimin teknologjik, të strukturuar, të territorit. Do ndjekim gjithçka ndodh në territor përmes dronëve dhe informacioni të marrë nga dronët, gjë që do të bëjë që puna e inspektorëve dhe syve në terren të ballafaqohet me vëzhgimin e teknologjisë”, deklaroi ai.

Transformim i Tiranës

Paralajmëroi një “rinovim” të Tiranës, duke thënë se mandati i katërt do të sjellë rilindjen urbane në një nivel tejet të avancuar.

“Kemi riorganizuar tërësisht veten, duke vënë deputetët në një pozicion edhe më kërkues sa i përket për të identifikuar problemet në territoret e kujdestarisë së tyre”, tha ai.

“Rilindja urbane 2.0 në mandatit e katërt. Hapësira publike të kualifikuara me një rrjet arkitektësh të njohur, shqiptarë e të huaj. Janë 60 arkitektë lokalë që janë angazhuar në tetë grupe pune në Tiranë. Tirana ka nevojë të ngjitet në një nivel tjetër të hapësirave publike, të kulturës urbane, të cilësisë dhe estetikës së shërbimeve”, shtoi kryeministri.

Dorëheqjet masive

U ndal edhe te zinxhiri i dorëheqjeve në thuajse të gjitha bashkitë e mëdha në vend.

“Të gjitha qeveritë në historinë e njerëzimit janë krijuar për të bërë punën dhe jo një vezë të kuqe, dhe qeveritë dallojnë te mënyra se si e bëjnë punën, edhe drejtuesit, edhe liderët. Jo se sa vezë të kuqe bëjnë. Kjo nuk është çështje e mburrjeve. Por diskutimi, sqarimi e reflektimi! E dyta, e përsëris, unë u detyrova të ndërhyj duke parë disa gjëra që kishin nevojë për shtytje të fortë nga lart”, shpjegoi numri një i kabinetit, duke nënvizuar se në kaq pak kohë, pas ristrukturimit, mund të shihet ndryshimi.

Rama-Basha (rikthehet telenovela)

Nuk munguan batutat, madje si një “déjà vu” na u kujtuan ironizimet në distancë mes kryeministrit dhe Lulzim Bashës.

“More Lul ku je mor artist, u bë shumë kohë që s’të shoh. S’më ndoqe që s’më ndoqe, mbete atje, te 7×7!”, tha Rama me humor.

“Bankers Petroleum”

Çështja kyçe tek e cila u ndal sot, ishte padyshim ajo e kompanisë që është nën hetim, “Bankers Petroleum”.

Theksoi se problematikat me këtë ndërmarrje kanë ardhur si pasojë e një koncesioni para se të merrte këtë detyrë. Më tej, inkurajoi Prokurorinë e Fierit që jo vetëm ta hetojë “Bankers”, por “t’ia nxjerrë ujin e zi”.

“Së pari, ne kemi fituar me Bankersin një arbitrazh dhe kjo kompani na detyrohet 240 milion euro! Shyqyr që ka ardhur dita që Prokuroria investigon në mënyrë të pavarur, i heq kapelen që ka bërë këtë hetim dhe uroj t’i nxjerrë të gjithë ujin e zi asaj ndërmarrje ku realisht ka pasur shumë problematika dhe është akoma sot kostoja e një koncesioni të dhënë para se të merrja detyrën”, deklaroi Rama.

 

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights