U kap në flagrancë duke vjedhur një biçikletë, në hyrje të një pallati, vihet në pranga 46-vjeçari.

46-vjeçari dyshohet dhe si autor i 12 vjedhjeve të tjera të kryera gjatë muajit qershor dhe korrik.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në bashkëpunim me Komisariatet 2 dhe 4, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, kapën dhe vunë në pranga shtetasin F. B., 46 vjeç.

Ky shtetas u kap në flagrancë duke vjedhur një biçikletë, në hyrje të një pallati në rrugën “Kastriotët”.

Gjithashtu, nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, gjatë periudhës qershor-korrik 2025, ka vjedhur 12 motomjete elektrike/biçikleta, në lagje të ndryshme të Tiranës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.