if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }
U.s. congress

Një tjetër fitore e Donald Trump. Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar kërkesën e presidentit për të shkurtuar me 9 miliardë dollarë fondet nga buxheti i shtetit.

Senati votoi me 216 pro dhe 213 kundër për të hequr fonde që deri tani shkonin për ndihma ndaj vendeve të huaja dhe për median publike amerikane.

Shumica e shkurtimeve prekin programe që ndihmojnë vendet në zhvillim për të luftuar sëmundje si malaria dhe poliomieliti, si dhe për të përballuar luftëra apo fatkeqësi natyrore.

Gjithashtu, ndërpriten plotësisht 1.1 miliardë dollarë që ishin parashikuar për Korporatën për Transmetimet Publike gjatë 2 viteve të ardhshme.

Trump dhe shumë republikanë i konsiderojnë këto shpenzime si të panevojshme dhe kritikojnë median publike për mbulim të njëanshëm të lajmeve.

Dy senatorë republikanë votuan kundër planit, duke paralajmëruar se do të ketë pasoja në përpjekjet globale kundër sëmundjeve infektive.

Shkurtimi i këtyre fondeve tashmë pret vetëm firmën e Presidentit Trump.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights