Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit ndërsa në orët e mesditës deri ato të pasdites vonë në relievet kodrinore – malore vranësira kalimtare të cilat në relievet malore hera-herës do të jenë deri të dendura. Në relievet malore në lindje reshje shiu të herëpashershme afatshkurtra dhe të dobëta në orët e mesditës deri ato të pasdites.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – jugperëndim me shpejtësi mesatare 4 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era hera-herës do të fitojë shpejtësi 5-8 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 21/33 | Diell |
| Kukës | 20/32 | Diell re |
| Lezhë | 24/34 | Diell |
| Dibër | 19/31 | Diell re |
| Durrës | 21/34 | Diell |
| Tiranë | 24/35 | Diell |
| Elbasan | 23/36 | Diell |
| Berat | 21/35 | Diell |
| Vlorë | 23/33 | Diell |
| Korçë | 18/32 | Diell re |
| Gjirokastër | 19/36 | Diell |
| Sarandë | 22/32 | Diell |
