Nëse kampionia e Shqipërisë, Egnatia, u eliminua nga Champions, duke kaluar në Conference League pas humbjes së thellë 5–0 në fushën e Breidablik, skuadra të tjera shqiptare janë kualifikuar në turin e dytë.
Drita e Gjilanit bëri historinë duke u bërë ekipi i parë nga Kosova që shkon në këtë fazë të turneut më të rëndësishëm për klube në Europë.
Skuadra e drejtuar nga Zekirija Ramadani fitoi edhe sfidën e dytë me Differdange me rezultatin 3–2. Takimi i parë në Prishtinë ishte mbyllur me suksesin 1–0 të Dritës, që tani do të ketë një kundërshtar të fortë si Copenhagen.
Shkëndija ia doli të fitojë pas 120 minutash lojë me rezultatin 2–1 ndeshjen me The New Saints, ndërsa përballja e parë kishte përfunduar pa gola.
Në turin e dytë skuadra nga Tetova do të luajë me Steaua București, fituese e këtij trofeu në 1986.