if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }
Image 378

Gjykata Speciale në Hagë ka vendosur të rrëzojë sot, 16 korrik, mocionin e paraqitur nga mbrojtja e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për rrëzimin e disa pikave të akt-akuzës për krime të pretenduara lufte.

Kryetari i trupit gjykues, Charles Smith, rrëzoi kërkesën për heqjen e disa pikave në akt-akuzë që lidhen me periudhën para fundit të majit 1998 dhe pas 20 qershorit 1999. Smith ka argumentuar se heqja e këtyre pikave do ta fragmentonte gjykimin në tërësi. Po ashtu, sipas Smith nuk ka asnjë bazë ligjore për të rrëzuar ndonjë prej pjesëve të akt-akuzës dhe se rregullat gjyqësore nuk parashohin kundërshtim të pikave të veçanta, siç ka bërë mbrojtja.

Me këtë arsyetim mbetet në fuqi e plotë akt-akuza e ngritur nga Haga ndaj Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit.

Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi mbahen në paraburgim në Hagë që prej nëntorit të vitit 2020, të akuzuar për krime lufte dhe kundër njerëzimit.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi kishin afat deri më 12 qershor për të dorëzuar mocionet e tyre, ndërsa Zyra e Prokurorit të Specializuar duhej të jepte një përgjigje deri më 7 korrik.

Ky vendim mund të ndikonte në mënyrë të drejtpërdrejtë mbi rrjedhën e mëtejshme të procesit gjyqësor, i cili ka nisur më 3 prill 2023, tre vite pas konfirmimit të akt-akuzës, por nuk ndodhi ashtu siç pritej.

Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi ndodhen në paraburgim në Hagë që prej nëntorit të vitit 2020.

Ndërkohë, Gjykata Speciale vijon të përballet me kritika për mungesë transparence dhe kufizim të qasjes publike në proces, ndërsa shqetësime për respektimin e standardeve të gjykimit të drejtë ka ngritur edhe Avokati i Popullit i Kosovës, Naim Qelaj.

Ish-krerët e UÇK-së akuzohen se kanë qenë pjesë e një “ndërmarrjeje të përbashkët kriminale” që shënjestronte ata që i konsideronte “tradhtarë” për të “fituar pushtet” gjatë dhe pas luftës në Kosovë.

Avokatët e tyre kanë hedhur poshtë të gjitha akuzat që rëndojnë ndaj klientëve të tyre, duke argumentuar se UÇK-ja nuk kishte një strukturë komande efikase.

Në kohën e ngritjes së akt-akuzës, Thaçi ka qenë president i Kosovës,Veseli, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Selimi, deputet dhe udhëheqës i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Krasniqi, ish-kryetar i Kuvendit të Kosovës.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights