Është vënë në pranga babai i 17-vjeçares në Vlorë, e cila u vetëplagos dje, 14 korrik.
Siç thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë, dyshohet se e mitura ka tentuar t’i japë fund jetës së saj për shkak të dhunës së ushtruar nga i ati.
“Policia arrestoi në flagrancë 43-vjeçarin S. S., banues në fshatin Romës, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkaktimi i vetëvrasjes”. Gjithashtu, në gjendje të lirë po procedohet gjyshi i të miturës, 76-vjeçari P. H., i dyshuar për “Mbajtje pa leje të armëve”, pasi arma me të cilën u plagos vajza dyshohet se ishte në posedim të tij”, bën me dije Policia.
Ndërkohë po vijojnë hetimet për të zbuluar armën e zjarrit, e cila dyshohet se është fshehur nga familjarët pas ngjarjes.
17 vjeçarja ndodhet aktualisht në spitalin e Traumës në Tiranë, në gjendje të rëndë shëndetësore.