if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }
Vrimat e zeza

Shkencëtarët kanë zbuluar valë gravitacionale nga përplasja më e madhe e regjistruar ndonjëherë mes dy vrimave të zeza, duke detyruar shkencën të rishikojë mënyrën se si këto objekte të mistershme formohen në univers.

Dy vrimat e zeza, secila me mbi 100 herë sa Dielli, janë rrotulluar rreth njëra-tjetrës për miliona vjet përpara se të përplaseshin, duke formuar një vrimë të zezë edhe më masive rreth 10 miliardë vite dritë larg Tokës.

Përplasja u regjistrua më 23 nëntor 2023, rreth orës 14:00 me orën lokale në Mbretërinë e Bashkuar, nga dy detektorë të vendosur në SHBA, në Washington dhe Luiziana, pjesë e observatorit të valëve gravitacionale LIGO.

Kjo ngjarje e jashtëzakonshme ka prodhuar dridhje në hapësirë-kohë kaq të vogla, sa që ishin mijëra herë më të holla se gjerësia e një protoni, por mjaft të fuqishme për të qenë të dallueshme nga teknologjia ultra e ndjeshme e detektorëve modernë.

Sipas analizave, vrimat e zeza po rrotulloheshin me një shpejtësi rreth 400 mijë herë më të madhe se ajo e Tokës, afër kufirit teorik të lejuar për këto objekte.

“Janë masat më të larta që kemi matur ndonjëherë nëpërmjet valëve gravitacionale dhe janë të çuditshme, sepse për teoritë tona aktuale, në këtë rang mase, nuk duhet të formohen vrima të zeza,” thonë shkencëtarët.

Shkencëtarët besojnë se këto vrima të zeza janë ndoshta produkt i përplasjeve të mëparshme mes vrimash të tjera të zeza, një proces që shton masën dhe rrit shpejtësinë e rrotullimit të objektit përfundimtar.

Deri më sot, janë regjistruar rreth 300 përplasje të tilla përmes valëve gravitacionale, por asnjëra nuk ka prodhuar një vrimë të zezë aq të madhe sa kjo e fundit, me një masë që mund të arrijë deri në 265 herë më shumë se ajo e Diellit.

Zbulimi u bë i mundur nga teknologjitë më të fundit të observatorëve të ndërtuar që prej viteve 1990, të cilat nuk shohin vetëm dritën apo valët radio, por kapin edhe valët gravitacionale, një formë krejtësisht e re për të parë universin.

“Sa herë që shohim universin në një mënyrë të re, zbulojmë diçka që nuk e prisnim dhe na duhet të rindërtojmë të gjithë vizionin tonë,” theksojnë studiuesit.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights