Moti

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e hënë,  vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, me vranësira të pakta kalimtare, kryesisht në relievet malore në lindje gjatë orëve të mesditës dhe pasdites. Vranësira të vogla priten vetëm në Kukës, Dibër dhe Korçë

Era do të fryjë nga veriperëndimi dhe jugperëndimi me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era pritet të arrijë deri në 14 m/s, duke sjellë valëzim në det të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat do të variojnë, në Shkodër deri në 36°C; Në Tiranë dhe Elbasan deri në 35-36°C; Në Gjirokastër deri në 36°C.

Në zonat bregdetare, si Durrës, Vlorë dhe Sarandë, temperaturat maksimale do të shkojnë deri në 34°C.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 19/36 Diell
Kukës 17/32 Diell pak re
Lezhë 16/35 Diell
Dibër 16/34 Diell pak re
Durrës 19/34 Diell
Tiranë 22/35 Diell
Elbasan 22/36 Diell
Berat 18/35 Diell
Vlorë 19/32 Diell
Korçë 15/31 Diell pak re
Gjirokastër 15/36 Diell
Sarandë 20/34 Diell
FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights