Sss 1024x576

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Sarandë mbrëmjen e së premtes [11 korrik]. Një 27-vjeçar tentoi t’i shpëtojë ndalimit nga policia, duke u hedhur në det.

Uniformat blu njoftuan se gjatë mbrëmjes ndaluan për kontroll një makinë luksoze tip “Porsche” ku udhëtonin tre persona.

Sipas policisë, teksa ata ishin duke kryer veprimet, 27-vjeçari tentoi të largohej duke u hedhur në det së bashku me një çantë ku kishte një pistoletë. Qëllimi i tij ishte i thjeshtë: Të humbte provat.

Por plani nuk u realizua deri në fund. Në mbështetje të efektivëve shkuan kolegët e Policisë Kufitare që për fatin e keq të 27-vjeçarit ndodheshin afër vendit të ngjarjes.

Siç duket edhe nga pamjet e shpërndara nga policia, 27-vjeçari u vu menjëherë në pranga.

Po ashtu, u gjet edhe çanta që ai tentoi të hidhte  në det. Përveç 27-vjeçarit në pranga përfunduan edhe dy shokë të tij, një 21-vjeçar dhe një 27-vjeçar. Të tre ata janë nga Kamza dhe siç duket ndodheshin në Sarandë për pushime.

Nga verifikimet rezultoi se një prej të arrestuarve, po ashtu 27 vjeç, ishte në kërkim për sigurim të kushteve për vrasje.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights