Javën e ardhshme mbahet seanca në Apelin e Posaçëm për ish-presidentin Ilir Meta, i cili kërkon ndryshimin e masës së sigurisë. Gazetarja Glidona Daci raporton se më 17 korrik, është caktuar data kur Apeli i Posaçëm do të shqyrtojë ankimimin e kryetarit të Partisë së Lirisë kundër vendimit që e la në paraburgim që prej 21 tetorit të vitit 2024.
Kjo nuk është e vetmja kërkesë e ish-presidentit Ilir Meta për liri. Kujtojmë se ai i është drejtuar edhe Gjykatës Kushtetuese ku kërkon shfuqizimin si antikushtetues të vendimit të 27 shkurtit të Gjykatës së Lartë që e la në masën e sigurisë arrest me burg si dhe prishjen e vendimeve edhe në shkallët më të ulëta, atë të Apelit të Gjykatës së Posaçme më 19 nëntor 2024 dhe të Shkallës së Parë më 20 dhe 23 tetor 2024.
