Preferencat e aksesueshmërisë

🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
T Readable
Df Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Hide Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read

 Kryetari i PD-së, Sali Berisha pohoi se prokurori që ka nisur hetimet për ish-zyrtarin e FBI-së, Charles McGonigal ka dosje me gjera përvëluese, që implikojnë Ramën.

Ai tha se Rama në këtë rast duhet të bëhet i penduar.

“Në atë kohë New York Times shkruajti një artikull banal për djalin tim, dhe të pavërtetë. Është faktuar nga gjykata amerikane tërësisht e pavërtetë.

Mora në telefon një mikun tim dhe i them se kujt t’i drejtohem. Më tha numrin e zv.kryeredaktores. I çova përgënjeshtrimin.

Ajo nuk e botoi përgënjeshtrimin. dhe ndaj e kam thënë këtë fjalë se shkeli përgënjeshtrimin. Në këtë rast kur shpifet, meriton epitet. Kjo ka qenë.

Kurse New York Times është në sintoni me mediat e mëdha të botës.

Nuk është se bën një zbulim New York Times. personi që shoqëroi McGonigal me Ramën në takim është i njëjti që pagoi dollarët për shërbimin që iu kërkua ish-zyrtarit të FBI. Rama ka lidhje.

I lakohet emri 14 herë në aktakuzë.

Prokurori në dosje ka gjëra më përvëluese. Rama kujton se mund të mashtrojë dhe të bëhet i penduar.

Duhet të bëhet i penduar. Mediat kur shkelin çdo standard, shkelmojnë veten.

Komisionin hetimor do e ngrenë. Nuk e pengon kush. Ka një privatizim të parlamentit nga Rama dhe Linda.

Parlamenti është i qytetarëve. Ata kanë dërguar aty përfaqësuesit e tyre.”, pohoi ai.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights