if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }
Von der leyen 1

Me 360 vota kundër, 175 pro dhe 18 abstenime, Parlamenti Europian ka rrëzuar mocionin e mosbesimit ndaj Presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

Mocioni ishte propozuar nga një pjesë e grupit të konservatorëve të ECR dhe nga grupimi “Patriotët”, por u kundërshtua nga grupet kryesore pro-europiane, përfshirë socialistët e S&D dhe liberalët e Renew.

Megjithatë, Fratelli d’Italia, partia e kryeministres italiane Giorgia Meloni dhe forca kryesore e ECR, nuk mori pjesë fare në votim, ndonëse më herët kishte dhënë sinjale të forta politike për të mbështetur mocionin. Kjo mospjesëmarrje u interpretua si një mospërkrahje e drejtpërdrejtë ndaj Komisionit aktual, por pa marrë qëndrim të hapur politik.

Vota tregoi se shumica pro-europiane e Von der Leyen-it, së paku për momentin, mbetet e qëndrueshme. Megjithatë, aleancat politike janë bërë më të brishta. Popullarët e PPE kanë ndjekur një strategji të dyfishtë, duke bashkëpunuar shpesh me grupin ECR të Melonit. Kjo ka acaruar socialistët dhe liberalët, të cilët janë të irrituar për afrimin e von der Leyen-it me të djathtën gjatë vitit të fundit.

Në Itali, përplasjet u reflektuan edhe në votim: Fratelli d’Italia abstenoi, Forza Italia votoi kundër mocionit, ndërsa Lega e mbështeti. Partia Demokratike votoi kundër mocionit, ndërsa Lëvizja 5 Yjet votoi pro.

Një tjetër fakt domethënës është se 167 eurodeputetë nuk morën pjesë në votim, ndërsa numri i atyre që votuan kundër mocionit (360) ishte më i ulët sesa numri i atyre që e zgjodhën von der Leyen një vit më parë (401) dhe më i ulët edhe se votat e dhëna në favor të Komisionit në momentin e miratimit të tij (370). Kjo mund të jetë shenjë e dobësimit të mbështetjes politike për presidenten aktuale në prag të sfidave të reja pas pushimeve verore.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights