Kryetari i Bashkisë Fisnik Qosja përmbush premtimin, ndërsa opozita shqiptare dhe qytetarët nderojnë sakrificën e Josif Budos Kavaja u zhyt sot në një atmosferë solemniteti dhe nderimi të thellë në përvjetorin e rënies së Josif Budos, djaloshit që u bë simboli i parë i demokracisë në Shqipëri. Në këtë ditë të shënuar, kryetari i Bashkisë Kavajë, z. Fisnik Qosja, përmbushi premtimin e dhënë më herët, duke inauguruar një bust të ri në nder të dëshmorit, i vendosur në sheshin qendror të qytetit. Ceremonia mblodhi figura të larta të politikës shqiptare, përfaqësues të opozitës, qytetarë, familjarë dhe miq të Josif Budos.
Në mesin e pjesëmarrësve ishin Prof. Dr. Sali Berisha, Ervin Salianji, Belind Këlliçi, Flamur Noka, si dhe ish-ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, z. Werner Daum. Aktiviteti nisi me vizitën e Sali Berishës në banesën e familjes Budo, ku ai bashkë me të afërmit kujtoi ditët dramatike të atij dhjetori që i dha Shqipërisë një martir të lirisë. Pjesëmarrësit më pas u zhvendosën në sheshin qendror, ku nën tingujt e himnit kombëtar dhe një organizimi solemn të Bashkisë Kavajë, u vendosën kurora me lule në bustin e sapoinauguruar nga përfaqësuesit më të lartë të opozitës dhe të qytetit. Në fjalën e hapjes, kryetari i bashkisë Fisnik Qosja u shpreh: Në fjalën e tij përshëndetëse, z. Fisnik Qosja u ndal te përgjegjësia që ka pushteti vendor për të ruajtur dhe promovuar figurat që kanë dhënë jetën për të ardhmen e vendit.
Ai theksoi se ky bust nuk është vetëm një objekt prej bronzi, por një amanet i gjallë:“Sot nuk nderojmë vetëm një hero të qytetit tonë, por një djalosh të Shqipërisë që dha jetën për ta nxjerrë vendin nga errësira dhe një zë që flet për lirinë çdo ditë.”“Ky bust nuk është vetëm për Josifin. Është për çdo qytetar që ka ndjerë padrejtësinë në këtë vend dhe për çdo djalë e vajzë që rritet sot me ëndrrën për liri dhe dinjitet. Është për Kavajën, për Shqipërinë.” Ish deputeti i partisë Demokratike z, Ervin Salianji, i cili sapo ka dalë nga burgu pas një vendimi që ai e konsideron politik, tha: Ervin Salianji, në një fjalë të mbushur me tone reflektimi, paralelizoi ngjarjen e 1990-ës me kohën e sotme: “Dënimi im politik ishte një dënim për guximin. Ashtu si Josifi, edhe unë ndjeva si i përplaset padrejtësia mbi supet e një qytetari të zakonshëm. Historia përsëritet, sepse ende nuk kemi mësuar ta nderojmë me vepra sakrificën.”
Ndërsa Ambasadori gjerman Werner Daum, i cili ka qenë në Shqipëri në vitet e rënies së regjimit komunist, solli në vëmendje përmasat represive të kohës: “Nuk e kam njohur Josifin personalisht, por emri i tij jehonte në heshtje si një emër që i frikësonte të pushtetshmit. Sot nderoj guximin dhe mesazhin që ai la pas. Si një dëshmitar i heshtjes së atëhershme: Ambasadori gjerman kujton kohën e egër të regjimit Ish-ambasadori gjerman në Shqipëri, z. Werner Daum, një mik i vërtetë i popullit shqiptar, u rikthye në Kavajë për të nderuar kujtimin e Josif Budos, të cilin, edhe pse nuk e njohu personalisht, tha se “e dëgjova të përmendej me respekt nga njerëz të thjeshtë në kohën më të errët të shtypjes komuniste”.
Doktorr, Sali Berisha, në fjalën përmbyllëse, falënderoi të gjithë pjesëmarrësit dhe theksoi se: “Josif Budo nuk është vetëm i Kavajës. Ai është i të gjithë shqiptarëve që duan lirinë. Falënderoj me respekt të thellë mikun e demokracisë shqiptare, ambasadorin Daum, dhe kryetarin Fisnik Qosja për këtë akt qytetar që tejkalon çdo përkatësi politike.”
Ai theksoi rëndësinë historike të veprës së Josif Budos dhe domosdoshmërinë që figura e tij të njihet nga brezat e rinj: “Josifi ishte më shumë se një dëshmor. Ai ishte i pari që u flijua në themelet e kësaj demokracie. Qeveritë mund të harrojnë, por populli kurrë! Kavaja i tregoi Shqipërisë rrugën dhe sot i kthehet dinjiteti që i takon.” Në ceremoni, emocionet kulmuan me fjalën e motrës së vogël të Josifit, Rudina Budo, e cila me lot në sy tha: “Kavaja duhet të marrë sërish guximin që tregoi atë natë.
Guximi i Josifit duhet të jetojë në ne.” Ndërsa Nesti Stefa, familjar i Josifit, rikujtoi natën fatale: “Kur pashë Kolin që po përleshej me forcat speciale, Josifi, pa menduar, hodhi bukën që mbante dhe vrapoi drejt vëllait për ta mbrojtur. E qëlluan me armë për vdekje. Ai ra në këmbët e turmës, me sytë e hapur ndaj lirisë që ende nuk kishte ardhur.” Rrëfimi i një dëshmitareje okularë, që është bërë tashmë pjesë e kujtesës historike të qytetit, rrëfen momentin kur Josifi ra: “Rinia e Kavajës e mbështolli trupin e tij në një çarçaf të bardhë dhe nisi ta shëtiste nëpër qytet në heshtje.
Ajo heshtje e fortë i fliste popullit: zgjohuni!” Ceremonia u mbyll me një homazh të thellë dhe me një mesazh të qartë: sakrifica nuk harrohet. Josif Budo jeton në zemrat e të gjithë shqiptarëve.
Kush ishte Josif Budo? Josif Budo u vra më 10 korrik 1990 nga forcat e regjimit komunist, teksa u përfshi në një përplasje për të mbrojtur të vëllanë gjatë një proteste spontane në Kavajë.
Ai është Dëshmori i Parë i Demokracisë në Shqipëri dhe është shpallur “Qytetar Nderi i Kavajës për çështjen kombëtare”. Një rrugë në Kavajë dhe një tjetër në Tiranë mbajnë emrin e tij. Varrosja e tij u kthye në një protestë të heshtur që zgjoi ndërgjegjen qytetare të gjithë Shqipërisë.