Meduza elektrike qiellore 1024x537

Një event i rrallë është fotografuar nga Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar. Një spekter i kuq, u shfaq në qiell mes SHBA-ve e Meksikës, ne dukje si një meduzë e madhe gjatë një stuhie.

Një shkarkim energjie i jashtëzakonshëm për dimensionet, që shfaqet mbi retë e ndriçuara nga rrufetë, duke penetruar pjesën më të lartë të atmosferës.

Sipas shkencetarëve, ky fenomen i njohur me emrin Sprite, ose transient Luminous Event, është shkarkim elektrik në lartësi të mëdha, që krijohen mbi retë gjatë një stuhie.

Dallohen për format spektakolare që marrin, me ngjyrim në të kuq, dhe të ngjashme me tentakula gjigande. Ngjyra e tyre vjen si pasojë e nderveprimit e azotit te pranishëm ne mesosferë, në 50 – 80 km lartësi.

Është mjaft e vështirë t’i fotografosh, pasi në një moment të shkurtër edhe nese mund të shkrepeshin deri në 5 mijë imazhe, vetëm në njërën mund të arrihet te kapet kjo pamje.

Pavarësisht se janë objekt studimi që prej vitetve ’30 të shekullit të kaluar, e të vrojtuar për herë të parë në vitet ’50, shkenca ende nuk i ka zberthyer plotësisht këto fenomene dhe se si rrufetë e shkrepëtimat arrijnë të gjenerojnë evente kaq të ndritshme.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights