if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }
Drejtori kinez i bankers petroleum 1024x573

Në Gjykatën e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Fier, kanë mbërritur të arrestuarit në kuadër të operacionit hetimor të zhvilluar më 2 korrik, në zyrat qëndrore të kompanisë “ Bankers Petroleum”.

Bëhet fjalë për drejtorin kinez, Hong Ping Xiao dhe ish – administratorin, Leonidha Çobo.

Ata do të dalin sot, më 5 korrik 2025, para trupit gjykues, ku do të japin dëshminë e tyre pranë trupit gjykues dhe do të njihen me masat e sigurisë.

Janë pesë vepra penale që po hetohen pas dyshimeve se janë kryer nga “Bankers Petroleum”: “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Fshehja e të ardhurave”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Shpërdorimi i detyrës”, si dhe “Moskryerja e detyrave nga organet tatimore”.

Kujtojmë se më 2 korrik 2025, u arrestuan drejtori aktual i kompanisë “Bankers Petroleum Albania”, Hongping Shiao, shtetas kinez, si dhe ish-drejtori, Leonidha Çobo.

Në total janë lëshuar 14 masa sigurie, por vetëm nëntë prej tyre janë ekzekutuar. Këto masa vijnë pas një hetimi gjashtë mujor, me metoda pro-aktive, që përfshijnë përgjimet ambientale dhe telefonike.

Prej një afati kohor 10-vjeçar, nga viti 2004 deri më 2024, kjo kompani rezultonte në shtet me humbje, duhe shmangur kështu pagimin e detyrimeve tatimore dhe të TVSH-së, ka raportuar më herët gazetarja e Klan News,Glidona Daci.

Sakaq, gazetarja raporton se brenda këtij afati kohor 10-vjeçar, “Bankers Petroleum Albania”, nuk ka paguar taksat në vlerë 110 milionë euro.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights