Qeveria kineze ka reaguar ashpër pas qëndrimve të forta që përfaqësuesja e BE për politikën e Jashtme, Kaja Kallas, mbajti ndaj Kinës. Kallas e për mbështetjen që kjo i jep Rusisë në luftën kundër Ukrainës, për shkeljet e të drejtave të njeriut dhe për praktikat tregtare të padrejta.
“Evropa dhe Kina kanë histori, kultura dhe vlera të ndryshme. Këto dallime nuk duhet t’i bëjnë ato kundërshtare, e aq më pak të nxisin përplasje,” deklaroi ministri i Jashtëm kinez Wang Yi. “Evropa sot përballet me shumë sfida, por asnjë prej tyre nuk është shkaktuar nga Kina, as në të kaluarën, as tani dhe as në të ardhmen,” shtoi ai.
Shefi i diplomacisë kineze tha gjithashtu se të dyja palët duhet të respektojnë njëra-tjetrën, të mësojnë nga njëra-tjetra dhe të përparojnë së bashku.
“Kina shpreson që Europa të ketë një qasje më objektive dhe më pragmatike ndaj saj,” theksoi ai.
Komentet e Wang Yi nuk lënë përshtypjen e një marrëdhënieje të harmonishme përpara samitit BE-Kinë që do të zhvillohet në fund të këtij muaji në Pekin.