Partia Demokratike reagoi sot në lidhje me zëvendësimin e emërtimit të rrugës “Ibrahim Rugova”.

Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e PD-së, Floriana Garo tha se, Partia Demokratike dënon si të padenjë zëvendësimi i emërtimit të rrugës “Ibrahim Rugova”

“Janë me qindra rrugët e Tiranës, me emra atentatorësh, bablokësh të Bllokut apo të pleqve të fiseve të komunarëve të Rilindjes, që Rama-Veliaj mund të kishte zgjedhur për “Dëshmorët e 4 shkurtit”.

Nuk hoqi apo shkurtoi përgjysmë asnjë prej tyre, sepse ata kanë një afinitet me dhunuesit, ata kulturorë dhe politikë, por u shkoi mendja e mbrapshtë te Ibrahim Rugova.

Tirana ka sot plot rrugë me emra bashibozukësh, dhe një rrugë më pak me emrin e një prej etërve themelues të Kosovës së lirë, Presidentit në robëri dhe në liri, studiuesit të Pjetër Bogdanit dhe Gandit të Kosovës, Ibrahim Rugova”, tha Garo.

Po ashtu Garo theksoi se, Partia Demokratike zotohet se do ta kthejë emrin e Ibrahim Rugovës aty ku ishte.

“Ai jo vetëm shëmton kryeqendrën e shqiptarëve, por u thotë shqiptarëve të Kosovës se simbolet e tyre, simbolet tona të përbashkëta, nuk vlejnë. U thotë luftëtarëve të lirisë e pavarësisë se Rama-Veliaj i marrin urdhrat nga Beogradi, si për kufijtë ashtu dhe për rrugët.

Ky akt jo vetëm cenon të djathtën historike dhe moderne, të këtej dhe andej kufirit, por provokon në mënyrë të hapur, pak ditë nga përvjetori i 15-të i Pavarësisë së Kosovës, për të cilën Ibrahim Rugova dha një kontribut vendimtar.”, tha ajo.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights