if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }
20250704 110426.mp4 snapshot 00.00.307 1024x576

Operacioni i bujshëm hetimor në zyrat qendrore të kompanisë “Bankers Petroleum”, që çoi në arrestimin e CEO-s, Hong Ping Xiao, po ndiqet me vëmendje të plotë nga Sindikata e Sektorit Hidrokarbur.

Kreu i saj, Dritan Shahu, në një prononcim për gazetaret, ka pohuar se sindikata është angazhuar maksimalisht për të monitoruar pasojat që këto zhvillime mund të kenë mbi aktivitetin e kompanisë, mbi të drejtat e punonjësve dhe mbi stabilitetin e vendeve të punës.

Shahu ka pohuar gjithashtu se sindikata do të vijojë të mbrojë interesat dhe sigurinë e çdo punonjësi, duke kërkuar transparencë të plotë nga institucionet përgjegjëse dhe drejtuesit e kompanisë.

Ai është ndalur edhe te diferenca e madhe e pagesës ndërmjet punonjësve të fushës naftëmbajtëse dhe niveleve të administratës, duke pohuar se po vijojnë të gjitha përpjekjet që ata të marrin pagën e merituar.

“Ne jemi të vendosur të garantojmë çdo angazhim financiar dhe kontraktual ndaj punonjësve,” ka thënë Shahu, duke u bërë thirrje punonjësve të ruajnë qetësinë dhe të informohen vetëm nga burime zyrtare.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights