Kryetari i degës së PD-së në Durrës, Dritan Burgija u shpreh sot se, “edhe pse kanë kaluar katër vjet nga tërmeti i nëntorit 2019, qytetarët e Durrësit vazhdojnë të jetojnë në çadra apo jashtë shtëpive të tyre”.

“Është e qartë për këdo që, Shqipëria tanimë nuk është në kushtet e gjendjes së fatkeqësisë natyrore të tërmetit, por qytetarët e prekur nga kjo fatkeqësi ndodhen në gjendjen e fatkeqësisë së shkaktuar nga keqqeverisja dhe abuzimi me pushtetin dhe fondet publike. Qytetarët durrsakë vazhdojnë të përplasen dyerve të bashkisë sepse u duhen përsëri për votimet e radhës së kryebashkiakes”, tha ai.

Sipas tij, “duke zvarritur procesin dhe fondet që i akordohen, kryebashkiakja e Durrësit pret zgjedhjet që të miratojë grantet dhe listat e përfituesve, duke zhvilluar mbledhje të Këshillit Bashkiak, të thirrura jashtë radhe, në urgjencë, e duke shkelur Kodin Zgjedhor”.

“Neni 91 paragrafi 4 ndalon shprehimisht ndarjen e fondeve publike në favor të zgjedhësve për një periudhe kohore prej 4 muaj para datës së zgjedhjeve. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve e ka gjobitur edhe në zgjedhjet e kaluara Emirjana Sakon për shkelje te tilla”, shtoi ai.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights