Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin ndërsa vranësirat do të jenë të pakta kalimtare në relievet malore në jug.
Era do të fryjë e lehtë me drejtim veriperëndim–juglindje me shpejtësi mesatare 8m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të ulët forcës 1 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 22/39 | Diell |
Kukës | 19/36 | Diell |
Lezhë | 24/38 | Diell |
Dibër | 19/35 | Diell |
Durrës | 22/39 | Diell |
Tiranë | 24/39 | Diell |
Elbasan | 24/40 | Diell pak re |
Berat | 20/40 | Diell pak re |
Vlorë | 23/38 | Diell pak re |
Korçë | 18/33 | Diell pak re |
Gjirokastër | 18/38 | Diell pak re |
Sarandë | 22/36 | Diell pak re |