Sali berisha 1

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka marrë pjesë në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së që zhvillohet në Porto të Portugalisë.

Në fjalën e tij, ai ka folur për shpopullimin e Shqipërisë. Sipas Berishës, 45% e shqiptarëve kanë lënë vendin gjatë dhjetë viteve të fundit.

“Pse një goditje kaq shkatërruese demografike? Arsyeja kryesore është: narkodiktatura. Siç e theksova më parë, Shqipëria është narkodiktatura e parë dhe e vetme në Europë. Dhe fatkeqësisht, kjo nuk njihet ende mirë si një fakt”, tha Berisha.

Ndër të tjera ai tha se edhe ekonomia shqiptare ka pësuar një “narkorritje”. Sipas Berishës, prodhimi industrial ka rënë gjatë pesë viteve të fundit, por nga ana tjetër sektori që mban normën më të lartë të rritjes në Europë është ndërtimi. Sipas tij kjo ndodh me paratë e drogës që futen në vend.

 “Pse? Është narkorritje sepse prodhimi industrial, në 5 vitet e fundit, ka rënë vit pas viti. Po ashtu edhe prodhimi bujqësor, apo sektorë të tjerë. Por ka një sektor që mban normën më të lartë të rritjes në Europë, që është ndërtimi. Nëse shihni Eurostat, do të gjeni që indeksi i ndërtimit në Tiranë është tre herë më i lartë se mesatarja e indeksit të ndërtimit në BE. Këto janë ndërtime të narkotrafikut. Të gjitha këto kulla janë monumente të drogës dhe korrupsionit. Nëse shihni Euron, është Euro e narkotrafikut. Monedha europiane në Shqipëri është zhvlerësuar 35–38%. Kjo ka vrarë qindra e qindra ndërmarrje eksportuese, sepse Narkoeuro hyn në vend përmes kontejnerëve, përmes të gjitha mjeteve, dhe 80% e investimeve në sektorin e ndërtimit nuk vijnë nga bankat, por nga nëntoka. Ky proces drejtohet personalisht nga narkodiktatori, i cili ka krijuar një sindikatë me kartelet e drogës dhe u jep atyre çdo mundësi dhe liri për të pastruar paratë në vendin tim”, tha Berisha.

Edhe më herët, Berisha ka denoncuar gjatë asamblesë atë që ai e quan “manipulim të vullnetit të shqiptarëve me 11 maj”.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights