“Shkaku i zjarrit që ra në nënstacionin që mbylli aeroportin më të madh Heathrow në mars të këtij viti ishte për shkak të një defekti teknik.”
Kështu thotë raporti nga Operatori Kombëtar i Sistemit të Energjisë, problem i cili sipas tyre ishte i parandalueshëm pasi National Grid kishte qenë në dijeni shtatë vjet më parë, por nuk arriti ta rregullonte.
Në përgjigje të gjetjeve të raportit, Ofgem, rregullatori i energjisë për Britaninë e Madhe, ka nisur një hetim ndaj National Grid. Ofgem do të shqyrtojë nëse National Grid ishte në përputhje me legjislacionin dhe kushtet në lidhje me mirëmbajtjen e sistemit të energjisë elektrike.
Aeroportit më të ngarkuar në Europë i duhej shtatë orë për t’u rihapur pasi u rikthye energjia elektrike, sipas raportit, që do të thotë se fluturimet u ndërprenë për gati 24 orë pas shpërthimit të zjarrit.
Operatori Kombëtar i Sistemit të Energjisë ka deklaruar se është e rëndësishme që të nxirren mësimet e duhura nga ky incident për të parandaluar raste të tilla në të ardhmen, aty ku është e mundur, dhe për t’i menaxhuar ato në mënyrë efektive kur ato ndodhin.